Aksident me pasojë vdekjen në Fier, autobusi përplaset me motorin

29 September 2022, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me pasojë vdekjen në Fier, autobusi përplaset me motorin
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku një 80-vjeçar ka ndërruar jetë.

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin e 80-vjeçarit dhe si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.


Video