VIDEO/ Publikohen pamjet kur Paplekaj vret Pjerin Xhuvanin, përplasja mes dy grupeve në sy të Policisë

28 September 2022, 19:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Publikohen pamjet kur Paplekaj vret Pjerin Xhuvanin, përplasja mes
Pamje nga momenti i vrasjes

Janë publikuar për herë të parë pamjet e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga emisioni "Në Shënjestër", ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve.

Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para. Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën. Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditën para zgjedhjeve të 25 prillit.


Video