Vrasja e Florian Lamçes/ Apeli i shkurton tre vite burg Sokol Sanxhaktarit, ja sa do të qëndrojë pas hekurave

28 September 2022, 16:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Florian Lamçes/ Apeli i shkurton tre vite burg Sokol
Sokol Sanxhaktari

Gjykata e Apelit të Durrësit e ka dënuar me 15 vite burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, duke i shkurtuar tre vite dënimi me burg, pasi Gjykata e Shkalls së Parë të Elbasanit e dënoi fillimisht me 18 vite burg.

Sokol Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e shokut të tij të ngushtë Florian Lamçe, ngjarje kjo e ndodhur më 30 korrik të viti 2020 në orën 4 të mëngjesit në një lokal në Elbasan.

Ndërkohë, shkurtim të viteve të dënimit ka patur dhe për Adriano Hajdari, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Nga 18 vite burg që i kishte caktuar gjykata e shkallës së parë, Apeli e ka dënuar atë me 8 vite burg.

Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.

Vrasja ndodhi në 30 korrik të viti 2020 në orën 4 të mëngjesit, kur Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në Elbasan duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Sipas hetimeve, Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta me karrige në kokë. Veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë. Dy të akuzuarit, pas arrestimit nga policia, kanë thënë se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë kishte ndodhur.

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini është vënë disa herë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Më 9 qershor 2008, Sokol Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e Elbasanit për veprat penale të “Shkatërimit të pronës” dhe “Prishjes së rendit dhe sigurisë publike”.

Më 1 korrik 2008, Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e rrethit Elbasan me 3.4 milion lekë gjobë, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit. 

Më 29 qershor 2010 Sanxhaktari është dënuar me 3 muaj e 10 ditë burg për armëmbajtje pa lejë dhe plagosje të lehtë.

Më datën 31 tetor 2010 është dënuar me 6 muaj burg për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë” dhe “Kundërshtim të forcave të rendit”.

Më datën 4 prill 2016 Sanxhaktari është dënuar me 1 vit burgim për armbëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të rendit.


Video