"Teatri, të rinjtë dhe publiku"/ Një ftesë e hapur për të gjithë të rinjtë e talentuar të Kukësit

28 September 2022, 19:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Teatri, të rinjtë dhe publiku"/ Një ftesë e hapur

Më datën 1 Tetor ora 11:00 në Pallatin e Kulturës "Hasan Prishtina" të qytetit të Kukësit do të mbahet një shfaqje me të rinjtë e talentuar të qytetit verilindor me temë "Teatri, të rinjtë dhe publiku".

Kjo shfaqje do të mbahet në kuadër të projektit EMOUNDERGROUNDS, i financuar nga programi i Bashkimit Evropian, ku në bashkëpunim me bashkinë Kukës dhe gjithë vendet e ADRION kanë si objektiv te rrisin atraktivitetin/konkurrueshmërinë e destinacioneve turistike ndërkufitare.

Shfaqja bazohet mbi rëndesinë e përdorimit të teatrit të animuar për të risjellë karaktere historikë dhe legjenda.

Protagonistët e shfaqjes mund të përfshihen në të ardhmen në shfaqje të tilla në Shqipëri dhe në vende të partnerëve të përfshirë në projektin Emounderground.

Aktiviteti do të shfaqet livestream në mediat sociale, teksa drejtuese artistike është Najada Elmazi.

 


Video