Detyroi një vajzë që të drogohej dhe shiti drogë me të, arrestohet 29-vjeçari në Krujë!

26 April 2023, 15:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detyroi një vajzë që të drogohej dhe shiti drogë me

Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili rezulton të jetë i dënuar me 5 vjet burgim. Arbis Shima, në vitin 2020, nxiti një grua për të përdorur lëndë narkotike, si dhe sepse shiti në bashkëpunim me të tjerë, sasi të këtyre lëndëve.

29-vjeçari është dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka nxitur një shtetase, për të përdorur lëndë narkotike, si dhe ka qenë i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shima iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Video