DETAJET/ AMP ‘zbarkon’ sërish në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

19 May 2026, 22:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJET/ AMP ‘zbarkon’ sërish në Sarandë, ndalohet
Foto ilustruese

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Mësohet se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës.

Bëhet për fjalë për nënkomisarin Edmond Ruçi, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në vijim të ketë detaje të tjera lidhur me hetimin dhe persona të tjerë të përfshirë.

 

 


Video