DETAJE/ Vriten babë dhe bir në oborrin e shtëpisë së djegur, reagon policia e Shkodrës

29 June 2023, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Vriten babë dhe bir në oborrin e shtëpisë së
Në foto: Viktimat, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra

Policia ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës.

Policia thotë se babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta  janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.



Video