Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ku një motor ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i tij Sokrat Shkëmbi ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Drejtuesi është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të shumta ai ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin e hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.