Tritoli në Shkodër, garazhi në pronësi të biznesmenit: Nuk kam dyshime!

29 June 2023, 13:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tritoli në Shkodër, garazhi në pronësi të biznesmenit:

Ky është vendi ku ndodhi ditën e sotme shpërthimi me tritol, ku shënjestër ishte garazhi i një banese në Shkodër. 

Shpërthimi ndodhi në lagjen ’10 Korriku’, në ‘Rrugën e Karahases’. Lënda narkotike është vendosur në garazhin në pronësi të biznesmenit Agim Uraj, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi. 

Ky i fundit ka një kompleks dyqanesh në hyrje të Shkodrës, të cilat i ka dhënë me qira.

Nga verifikimet e para, biznesmeni nuk ka precedent penal, ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen dhe arrestimi e autorit/ve.

Në dëshminë e tij në polici biznesmeni ka deklaruar se nuk ka një emër, tek i cili dyshon që mund t’ia ketë vendosur lëndën shpërthyese.


Video