Megaoperacion në Elbasan, policia ‘blindon’ qytetin, 50 urdhër-arreste

29 June 2023, 08:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Megaoperacion në Elbasan, policia ‘blindon’ qytetin, 50
Foto ilustruese

Një operacion i madh po zhvillohet në Elbasan, ku raportohet për dhjetra te arrestuar.

Ne operacion u perfshine qindra forca policore, ndërsa të arrestuar janë shperndarës dhe trafikantë droge.

Hetimet janë kryer me metoda proaktive nga prokuroria e Elbasanit. Anëtarët e grupit janë identifikuar me metoda speciale të hetimet, ndërkohe për rastin prokuroria e Elbasanit ka lëshuar mbi 50 masa arresti.

Sipas burimeve 90%e këtyre masave janë ekzekutuar. Burime nga grupi i hetimet thonë se në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar drogë, armë dhe shuma monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Grupi i trafikantëve merreshin me shitje droge në qytet. Ndaj personave nën hetim rëndon akuza e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike"

 


Video