Përfshihet sërish nga flakët lokali i Noizy-t, ja kush dyshohet këtë herë (VIDEO)

29 June 2023, 08:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet sërish nga flakët lokali i Noizy-t, ja kush dyshohet
Noizy

Sot herët në mëngjes i është vënë zjarri përsëri lokalit të reperit Noizyt, (Rigel Rajku), në zonën e Currilave. Zjarri i është vënë verandës së lokalit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë sapo kanë marrë njoftimin. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë në gjurmët e autorit të zjarrvënies. Dyshohet se autori është një i afërt i familjes së këngëtarit, Eraldo Musteqja.

Burimet e policisë i thanë Top News, se e autori i dyshuar ndërmori aktin pasi i kerkonte para babait të Noizyt. 




Video