Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë i moshuari, në gjendje të rëndë djali i tij! Pranga shoferit 19 vjeçar

29 June 2023, 10:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë i moshuari, në gjendje
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën që lidh Talën me superstradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’.

Dy automjete janë përplasur e për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. 

Ata ngelën të bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Fillimisht të dy u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Por i moshuari 79 vjeçar Ndue Lleshi ka humbur jetën në Spitalin e Traumës pasi nuk mundi t'u mbijetojë plagëve. 

Ndërkohë djali i tij Frederik Lleshi po trajtohet në spitalin e Traumës për plagët e marra. 

Policia ka arrestuar shoferin 19 vjeçar Geldis Ndoji i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. 


Video