DETAJE/ U gjet i djegur me duar të prangosura, MISTERI i vrasjes së shqiptarit në Greqi!

8 Nëntor 2025, 15:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes në Skourta, Viotia, ende nuk është zbuluar.

Siç shihet, makina u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe.

Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici.

Protothema.gr, raporton se ndërtuesi shqiptar u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat.

Ndërkohë pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë.

Makina rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara.

Mediat greke raportojnë se trupi i karbonizuar ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa duart i kishte me pranga.


Video