DETAJE nga sherri i dhunshëm në stadiumin e Barcelonës, si punëtorët shqiptarë të ndërtimit u përleshen me rumunët!

12 October 2024, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE nga sherri i dhunshëm në stadiumin e Barcelonës, si
Camp Nou

Detaje nga sherri i dhunshëm i një grupi punëtorësh ndërtimi nga Shqipëria janë përplasur fizikisht me një tjetër grup me origjinë nga Rumania, teksa ishin duke punuar për ndërtimin e stadiumit të ri të ekipit të Barcelonës në Spanjë, Camp Nou.

Raportohet se në përleshje janë përfshirë mbi 20 punëtorë, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me mjetet rrethuese, duke rezultuar në plagosjen e 6 prej tyre.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e stadiumit shfaqen punëtorët teksa godasin dhunshëm njëri-tjetrin në një prej skelave të ndërtimit, ndërsa më pas përleshja kalon në pjesën e poshtme të kantierit.

Pas sherrit të dhunshëm mësohet se të gjithë puëntorët, të cilët ishin kontraktuar nga një kompani rumune janë pushuar nga puna.


Video