Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e VIKTIMËS dhe të plagosurve!

26 January 2026, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e VIKTIMËS dhe
Gramsh

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Sipas hetimeve paraprake që janë ende në proces e sipër nga Policia Rrugore dhe autoritetet vendore, në automjetin e përfshirë në aksident mendohet se ndodheshin Dëshira Hoxha dhe Albana Boja.

Dëshira Hoxha është infermierja dhe ka humbur jetën. Brenda në mjet ka qenë edhe i aksidentuari Shaban Kotorri.


Video