DETAJE/ I "FORTI" i Lezhës e kërcënonte nga burgu, 16-vjeçarja tenton të vrasë veten dhe kafshon policen teksa jepte dëshminë!

21 October 2025, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ I "FORTI" i Lezhës e kërcënonte nga burgu,
Tiranë/ Jetmir Llanaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 16-vjeçare ka tentuar të vrasë veten në gjendje të rënduar emocionale, pasi kërcënohen nga ish i dashuri i saj, i cili ndodhej në burg.

Policia bënë me dije se e mitura, teksa denonconte rastin, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të dëmtojë veten me mjet prerës dhe ka dhunuar dhe punonjësen e policisë.

Jetmir Llanaj, mësohet se ka pasur lidhje me vajzën pa u arrestuar. Pasi ai është kapur në mars 2025, vajza është njohur me një tjetër djalë.

Llanaj, në shenjë hakmarrjeje i ka vënë dikë që e ndiqte, ndërsa ajo e bezdisur nga ndjekja, është vetëprerë me xham, por pa pasoja për jetën.

Gjatë marrjes në pyetje, në gjendje të rënduar, adoleshentja ka kafshuar një oficere policie, ndersa blutë po punojnë për identifikimin e autorit të përndjekjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J.  Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video