DETAJE/ Dy vëllezërit morën peng biznesmenin, për borxhin 25 mijë eurosh (Emrat)

20 April 2023, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Dy vëllezërit morën peng biznesmenin, për borxhin 25
Fotomontazh

Alban Bejo dhe Fatmir Bejo janë dy vëllezërit që në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë me forcë Gjergji Felën.

Autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit. 

DETAJE/ Dy vëllezërit morën peng biznesmenin, për borxhin 25
Në foto: Ekstrakti i biznesit Gjergji Fela

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë në makinë biznesmeni Gjergj Felaj dhe e kanë dhunuar me pretendimin se ky i fundit u kishte borxh një shumë të madhe parash.

Pengmarrja ka ndodhur në vendparkimin e një lokali, ndërkohë policia vijon me kërkimet për kapjen e 28 vjeçarit që mori pjesë në pengmarrje.


Video