DETAJE/ Avioni Tiranë-Hamburg u ul në Vjenë, pasagjerët: Një grua e re shtatzënë lindi!

30 December 2024, 12:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Avioni Tiranë-Hamburg u ul në Vjenë, pasagjerët:
Tiranë/ Hamburg/ Vjenë

Një fluturim i linjës Tiranë-Hamburg ka devijuar nga rruga e tij dhe është ulur në Vjenë.

Fillimisht arsyet e devijimit të tij ishin ende të paqarta.

Mirëpo më vonë pasagjerët kanë njoftuar se janë mirë dhe kanë theksuar se një gruaje të re shtatzënë i kanë plasur ujërat dhe është detyruar të lindë në Vjenë.

DETAJE/ Avioni Tiranë-Hamburg u ul në Vjenë, pasagjerët:

Sakaq, momenti i lindjes ishte një situatë e papritur, por e menaxhuar me sukses.

Fatmirësisht, të dy, nëna dhe fëmija, janë mirë, dhe incidenti ka mbaruar pa komplikacione.

Avioni vazhdoi më pas udhëtimin drejt Hamburgut pas uljes emergjente në Vjenë.


Video