Denoncimi SHOKUES / Shqiptari në Greqi ka mbaruar dënimin në 2021, por mbahet ende në burg!

21 Shtator 2023, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkresa e prokurorisë greke

Denoncimi SHOKUES / Shqiptari në Greqi ka mbaruar dënimin në

Një denoncim i rëndë vjen nga shteti fqinj, ku gazetari Shpetim Zinxhiria zbulon se një shqiptar i cili ka mbaruar dënimin që në vitin 2021 mbahet ende në burg.

Gazetari thotë se ka biseduar me 37-vjeçarin, baba i një vajze 10 vjeçe, i cili ka thënë se ishte kapur nga policia greke me 1 gram kokainë me vlerë 75 euro.

Ndonëse ka mbaruar dënimin dhe Prokuroria e Lamias ka dhënë një shkresë për lirimin e tij në 2022, ai vijon të mbetet ende në burg, në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Denoncimi i gazetarit:

Pak më parë biseduam me 37-vjeçarin i cili midis te tjerave na tha se mbahet në burg edhe pse ka mbaruar dënimin, duke na dhënë edhe disa dokumenta.

I dënuari 37-vjeçar A.D nga Bulqiza ka mbaruar dënimin që nga 2021, mbahet ende në burg. Sado e pabesueshme mund të duket ky është një realitet që ndodh me shqiptarin 37-vjeçar baba i një vajze 10 vjeçare, i cili u kap me gram kokain me vlerë 75 euro dhe u dënua me burg.

Sot ai duhet të ishte në detyrim paraqitje po mbahet ende në burg këtu e dy vite.

A do ketë kurajën shteti shqiptar të nisë këtu në Greqi një grup avokatësh për të parë realitetin e këtij shqiptari dhe sa e vërtetë është kjo?

A ka gisht shteti shqiptar në mbajtjen e tij?

Prokuroria e qytetit të Lamias më 14/02/2022 ka dhënë një shkresë për lirimin e tij por ende ai mbahet në burg.

Institucionet shqiptare duhet të jenë në lartësinë e duhur dhe të mos ia lënë barrën ambasadës shqiptare, pasi kjo nuk i përket asaj.

Video