Denoncimet e përditshme të Braçes dhe si po kthehet Tirana, në një qytet të lënë në mëshirë të fatit

18 Maj 2026, 18:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti socialist Erion Braçe, që tashmë ka shpallur publikisht ambicien për kryebashkiak të kryeqytetit, po denoncon përditë problemet e ndryshme të Tiranës.

Dhe ato janë evidente, sidomos pas burgosjes së Erion Veliajt.

Mjafton të shohësh rrugët e lagjeve të Tiranës, dhe e kupton qartë këtë gjë.

Shikoni fotot e mëposhtme.

Janë bërë në Yzberisht të Tiranës, një lagje ku jetojnë mijëra njerëz.

Në vetëm 20 metra, janë tre gropa të mëdha rresht, që gjenden aty prej muajsh.

Dhe drejtuesit e mjeteve, rrezikojnë çdo ditë të çajnë ndonjë gomë në këto gropa, pasi si të mos mjaftojë kjo, parkohen edhe makina ngjitur me trotuarin, duke i detyruar shoferët të futen në gropë me makinë.

Tani në këtë rrugë, kalojnë edhe shumë punonjës të Bashkisë.

Por çuditërisht, askush nuk merr ndonjë masë, për t’i shtruar këto gropa, se nuk do ndonjë buxhet të madh.

Si ky rast, ka me dhjetëra në çdo lagje të Tiranës.

Mjafton të hysh në FB-në e Erion Braçes, dhe i sheh qartë.

Veçse këto nuk zgjidhen me denoncimet e Braçes, por me praninë e Bashkisë së Tiranës.

Prani që ka kohë që po mungon, duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Denoncimet e përditshme të Braçes dhe si po kthehet Tirana,

Denoncimet e përditshme të Braçes dhe si po kthehet Tirana,

Denoncimet e përditshme të Braçes dhe si po kthehet Tirana,


Video