Del nga kontrolli zjarri në fshatrat Vergo e Palavli në Delvinë, digjen disa shtëpi

25 July 2025, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del nga kontrolli zjarri në fshatrat Vergo e Palavli në Delvinë,
Delvinë

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur disa banesa dhe i janë afruar rrugës nacionale.

Zjarri në Delvinë vazhdon prej disa ditësh, ku dëme të mëdha ka shkaktuar edhe në fshatin Senicë, ku u dogj kisha shekullore e Shën Dhimtrit dhe 4 banesa.

Forca të shumta zjarrfikëse janë të angazhuara në terren për shuarjen e flakëve


Video