Vrasja barbare në Fier/ Nipi i viktimës zbardh detaje tronditëse: Ishte goditur në ballë, kishte prerje dhe në organet gjenitale

25 July 2025, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja barbare në Fier/ Nipi i viktimës zbardh detaje tronditëse:

Anesti Rama u vra në mënyrë barbare me tel nga e bija, Emanilda Rama.

Nipi i viktimës në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Top Channel, Neritan Trifoni nga fshati Frashër, ka zbardhur detaje tronditëse.

Ai tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.

“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai.


Video