Dedikimi prekës i kafenesë në Suedi ku Liridona punonte: Një shoqe e dashur për të gjithë ne! E donte jetën familjare dhe dy fëmijët e saj

3 December 2023, 17:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dedikimi prekës i kafenesë në Suedi ku Liridona punonte: Një
E ndjera, Liridona Ademaj

Vdekja e Liridona Ademajt, i ka pikëlluar shumë kolegët e punës në Suedi.

Ata shprehen dhimbjen e tyre përmes një shkrimi në faqen zyrtare të lokalit.

Kolegët e saj thanë se kishin marrë shumë pyetje lidhur me rastin tragjik, por për hir të familjarëve saj, nuk do të komentonin rrethanat e ngjarjes.

Stafi njofton se në kujtim të Liridonës apo “Lillyt” siç e quanin ata, lokali do të jetë i hapur sot nga ora 15:00 për të bërë homazhe.

Mesazhi i plotë:

Sot jemi mjaft të pikëlluar që na duhet t’ju njoftojmë se një person i mrekullueshëm si Liridona, është larguar shumë shpejt nga kjo botë.

Një grua që gjithmonë i vlerësonte klientët dhe donte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo gjithmonë jepte 100% në vendin e punës. Dinte vetëm të gëzonte me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj, si kolegët ashtu edhe klientët.

Puna e vështirë nuk ishte e panjohur për të. Ajo e donte familjen e saj dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë.

Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse me ne në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo gjithmonë donte të sigurohej që të tjerët të kalonin mirë. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e saj të mira që kishte.

Kemi marrë shumë pyetje në lidhje me ngjarjen dhe me gjithë respektin për të afërmit e saj, kemi pritur të postojmë çdo gjë në rrjetet sociale.

Sot të jemi të hapur për publikun, ku të gjithë janë të mirëpritur të bëjnë homazhe dhe të kujtojnë Lilly-n tonë! Do të jemi të hapur nga ora 15.00. Nuk do të ketë shitje, por në vend do të ketë kafe falas. Mirë se vini.


Video