Dalin PAMJET e aksionit të SPAK e BKH në Shkodër, si u sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit!

14 Maj 2025, 15:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PSD/ SPAK

Detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku janë shoqëruar disa persona për krime zgjedhore.

VoxNews ka mësuar se personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate, është sekuestruar telefoni i shoqëruesit të kryetarit të PSD, Tom Doshi.

Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

Pamjet e siguruara nga VoxNews:

Aksioni është ndërmarrë edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal.

Kujtojmë se më 8 maj vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë gjithashtu në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete që i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD.

Video