Bora izolon fshatrat e Korçës, vështirësi në qarkullim

1 February 2022, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bora izolon fshatrat e Korçës, vështirësi në

Reshjet e borës që kanë përfshirë zonat malore të vendit kanë shkaktuar probleme në disa zona.

Vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës edhe në aksin rrugor Maliq – Lozhan.

Lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ndërkohë trashësia e borës ka shkuar deri në 15 cm.

Në fshatrat e Dolanit, Strelcës, Mesmalit, Velçan rrugët janë momentalisht të paralizuara.

Vështirësi në lëvizje ka edhe në fshatrat e Njësisë Vithkuq të Bashkisë Korçë dhe në fshatrat e 3 njësive Trebinjë, Velçan e Dardhas në Pogradec.

 


Video