7 persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim pasi akuzohen për falsifikonin dokumentet për pajisjen e mjeteve me xhama të zinj si dhe jepini raporte mjekësore që të mos vinin rrip sigurimi.
Mes të arrestuarve janë edhe një punonjës i DPTSHRR dhe një mjek. Mes të arrestuarve ka punonjës në Drejtorinë e Patentave, pronarë servisi makinash e punonjës, si dhe një mjek në Qendrën Shëndetësore në Kamëz.
Në pranga janë vënë mjeku Artan Murati, i akuzuar për falsifikim i dokumentit shëndetësor.
Zef Ndoca, specialist tek Qendra e Kontrollit Teknik në DRSHTRR në Durrës.
Qamil Domi për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Erjon Rakipllari, administrator i një servisi makinash në Durrës, për falsifikim i dokumenteve kryer në bashkëpunim.
Po për këtë vepër penale është arrestuar edhe punonjësi i tij në servis, Erges Zaka.
Në pranga është vënë edhe një agjente e një kompanie sigurimesh, Yllka Graceni, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Po për këtë vepër i arrestuar është edhe Artan Frroku, administrator i një agjencie të targimit të automjeteve.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin nga 100 deri në 300 mijë lekë të vjetra duke u siguruar disa personave nga Tirana e Durrësi certifikata për xhamat e errëta të makinave, si dhe kalimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo edhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
Hetimet ndaj tyre janë kryer nga prokurori Bledar Valikaj