Aksidenti tragjik në Librazhd/ Tre të vdekur, lumi merr një trup me vete (Video)

1 February 2022, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti tragjik në Librazhd/ Tre të vdekur, lumi merr një trup

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur si “Kthesa e Murrashit” në aksin Elbasan-Librazhd ku kanë humbur jetën tre persona. Automjeti ku ndodheshin shoferi dhe 5 pasagjerë është përplasur me një tjetër makinë, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Burime për Voxnews.al thanë se personat që ndodheshin në makinë janë nxjerrë, mes të cilëve shoferi, njëri nga pasagjerët dhe një fëmijë.

 




Video