Artan Fuga komenton aleancën Berisha-Kryemadhi(Meta): Këta sikur ishin konservator!?

1 February 2022, 13:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Fuga komenton aleancën Berisha-Kryemadhi(Meta): Këta  sikur
Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Sali Berisha përpara Parlamentit

Akademiku Artan Fuga komenton aleancën e “Foltores” së Sali Berishës me LSI-në e Ilir Metës që është parti e majtë, në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Në një postim në “Facebook”, Fuga shprehet me ironi për Berishën, se “ç’ishte kjo Shtëpia e Lirisë! Hajde merre vesh! Po këta sikur ishin nisur djathtas!”

Pjesë nga postimi:

“Në këtë Komisionin për Rithemelimin e Partisë Demokratike a ka foltore? A bëhen diskutime aty, si merren vendimet aty, kush i sheh, kush i dëgjon, si informohet baza e militantëve të ish partisë për nuancat, rrymat, qendrimet aty! Se ne si publik nuk shohim asgjë!

Apo demokratizohet baza dhe nuk luan maja si një farë centalizmi demokratik! Apo baza është foltoro-demokratike kurse maja, Komisioni, mbetet unitet i celniktë, pa debate, pa diskutime.

Me nje fjalë sa përputhen mekanizmat xhirues të Foltores me mekanizmat xhirues të Komisionit? Përshembull ç’ishte kjo Shtëpia e Lirisë! Hajde merre vesh! Kush e negocoi, si, pse, me ç’diskutime, ç’rendiment elektoral do të ketë. Pse nuk u debatua për Shtëpinë e Lirisë në foltoret? Kur nuk diskutohet kjo çfarë duhen diskuret patetike?

Po këta sikur ishin nisur djathtas! Këta na japin një aleancë që tashmë ka pas ekzistuar! Le këto aleancat me partitë që luajnë ping-pong dhe i mbledh lidershipi i ish partisë demokratike sa herë ka nevojë dhe nuk kanë asnjë lidhje me foltoret e demokratëve”.



Video