"Shtëpia e Lirisë"/ Një ditë pasi njoftoi koalicionin me LSI-në, Sali Berisha publikon logon (Foto)

1 February 2022, 11:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Shtëpia e Lirisë"/ Një ditë pasi njoftoi

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi daljen në koalicion me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, zbulohet logoja e aleancës së re.

Nën emrin “Shtëpia e Lirisë” logoja mban simbolin e flamurit kombëtar kuqezi dhe ngjyrat blu. 

“Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera,” – deklaroi dje Berisha.

Gjatë një interviste televizive Berisha u shpreh se bisedimet me LSI janë zhvilluar në të gjitha nivelet përfaqësuese, ndërsa shtoi se dhe vetë ai është takuar me presidentin Meta në lidhje me këtë çështje.

“Marrëveshjen me LSI-në e firmosi zoti Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretarit i Përgjithshëm i LSI-së, do jenë gjithashtu në koalicion edhe Demokristianët dhe Kristiandemokratët. Kemi zhvilluar bisedime në të gjitha nivelet. Edhe unë kam marrë pjesë në bisedime me zotin Meta. Jo detaje të marrëveshjes, por unë e kam deklaruar që jam për koalicion me LSI-në dhe ka gjetur një mirëkuptim“, tha Berisha.

"Shtëpia e Lirisë"/ Një ditë pasi njoftoi

 


Video