Tre të vdekur në Librazhd/ Detajet, si makina u përplas me “Ford-in” pastaj ra në Shkumbin (Video)

1 February 2022, 11:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre të vdekur në Librazhd/ Detajet, si makina u përplas me

Policia ka konfirmuar tashmë se brenda makinës që ra mëngjesin e sotëm në Shkumbin ndodheshin gjashtë persona. Për fat të mirë, dy prej tyre u nxorën të gjallë prej saj ndërsa është konfirmuar se tre të tjerë ndërruan jetë pasi u bllokuan në makinë. Një person i katërt është rrëmbyer nga rryma dhe dyshimet janë se mund të ketë ndërruar jetë.

Blut-ë e Elbasanit ndërhynë për të nxjerrë makinën nga lumi me ekskavator dhe në atë moment njërin prej trupave të pajetë e mori rrjedha e ujit, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur brenda makinës.

Policia është duke kërkuar shkaqet e aksidentit që çoi në këtë tragjedi, ndërsa paraprakisht dyshohet lagështira dhe një parakalim i gabuar.



 


Video