“Boll punuat”/ Plagosi punëtorin se bënte zhurmë, kapet “i forti” në Durrës (Emri)

26 April 2022, 13:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Boll punuat”/ Plagosi punëtorin se bënte zhurmë,
Vihet në pranga autori i plagosjes Augert Zera 35 vjeç

Vihet në pranga autori i plagosjes Augert Zera 35 vjeç, sekuestrohet dhe arma e zjarrit. Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë të 43-vjeçarit Altin Sulku. Në pranga ka rënë Augert Zera 35 vjeç, të cilit i është sekuestruar edhe arma më të cilën ka plagosur fqinjin e tij.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen 8 të këtij qyteti, kur gjatë një konflikti të çastit për zhurmën e krijuar në pallat si pasojë e punimeve, 35-vjeçari ka plagosur me armë zjarri në këmbë 43 vjeçarin.


Video