Komiteti heq masat shtrënguese kundër Covid, vendoset vaksinimi me dozën e katërt

26 April 2022, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Komiteti heq masat shtrënguese kundër Covid, vendoset vaksinimi me
Komiteti Teknik i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, ku po raportohet mbi të dhënat e fundit në vend në lidhje me pandeminë e COVID.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë

"Në kuadër të këtij komunikimi theksojmë se vaksinimi është i domosdoshëm.  Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksinash, mbi 87% e tyre janë përdorur. Kemi një nivel të lartë vaksinimi. Vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga covornavac dhe pastaj Astra Zeneca.  Kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë. Gjysma e popullatës është vaksinuar”, u shpreh ajo.

Vendimet: 

Vaksinimin me dozë të katërt për qytetarët mbi 65-vjeç

Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave

Lejimin e muzikës dhe hapjen e clube-ve të natës

Heqjen e detyrimit për testime apo certifikatë për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri nga 1 maj

Prej javësh tashmë, situata mbetet e qetë me një numër të ulët rastesh të reja infeksionesh.


Video