Bllokohen në Portin e Durrësit veshje luksoze të falsifikuara!

24 October 2025, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokohen në Portin e Durrësit veshje luksoze të falsifikuara!
Portin e Durrësit

Autoritetet doganore kanë bllokuar mallra firme të falsifikuara në Portin e Durrësit.

Gjatë një kontrolli të detajuar në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.

Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar. 


Video