Basha reagon për arrestimin e Metës: Kambanat po bien për Edi Ramën! Trekëndëshi i Bermudës nuk qëndron dot...

21 October 2024, 16:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha reagon për arrestimin e Metës: Kambanat po bien për Edi
Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Basha thotë në një postim në rrjetet sociale, se “kambanat po bien për Edi Ramën”. Ai thotë se dy brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës”, që ai quan Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën, kanë rënë tashmë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

Shqipëria meriton më shumë


Video