Balluku kërkon heqjen e masave nga Apeli i GJKKO, Gjykata tërhiqet për vendim (Çfarë ndodhi në seancë)

18 December 2025, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balluku kërkon heqjen e masave nga Apeli i GJKKO, Gjykata tërhiqet
Belinda Balluku

Në seancën që u zhvillua në Apelin e Posaçëm mbi ankimin e bërë nga Belinda Balluku, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, prokuroria e posaçme i kërkoi gjyqtares Miliana Mua lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë përfshirë pezullimin nga detyra me arsyetimin se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vetëm efektet, por jo masën e sigurisë në vetvete.

Prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko paraqiten prova të reja (ato qe janë dorëzuar edhe në Kuvend) të cilat sipas tyre, rëndojnë pozitën penale të zëvendës/kryeministres.

Avokatet e Ballukut kanë kërkuar pushimin e gjykimit sa i përket masës së pezullimit, pasi për të është shprehur Gjykata Kushtetuese dhe rrëzim te masës tjetër të bllokimit të pasaportës.

Ata kundërshtuan edhe provën e re dhe pretenduan qe nuk ka patur asnjë kërcënim nga ana e Ballukut.

Pas më shumë se një ore seancë, Gjykata tërhiqet në dhomë këshillimi për vendimin.


Video