Arrestohet psikiatri nga Kosova pasi përndoqi moderatoren sportive!

28 September 2025, 21:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet psikiatri nga Kosova pasi përndoqi moderatoren sportive!
Behar Kamberi / Albana Bejko

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Arrestohet psikiatri nga Kosova pasi përndoqi moderatoren sportive!
Albana Bejko

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

Arrestohet psikiatri nga Kosova pasi përndoqi moderatoren sportive!
Albana Bejko


Video