Momenti i dhimbshëm gjatë varrimit, Gjesti ngushëllon motrën e tij pas humbjes së vëllait (FOTO)

28 September 2025, 09:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Momenti i dhimbshëm gjatë varrimit, Gjesti ngushëllon motrën

Në Pejë u mbajt dje ceremonia mortore e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në një aksident.

Në një moment të trishtë dhe prekës gjatë ceremonisë së varrimit, Gjesti e ngushëlloi motrën e tij, Blerinën, duke e puthur dhe përqafuar, pas humbjes së papritur të vëllait të tyre në një aksident tragjik.

Në varrim të pranishëm ishin familjarët, miqtë e ngushtë, por edhe shumë figura publike, të cilët i qëndruan pranë Gjesti në këtë moment të vështirë.

Mes të pranishmëve ishin Egli Tako, Rizarta Hoxha, Valbona Mhilli, Danja Koka, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, të cilët u bashkuan për t’i dhënë mbështetje familjes Kelmendi.



Video