Dy ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, ARRESTOHET Indrit Cërloj

16 Janar 2026, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Ndoci, Indrit Cërloj

Dy ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga.

Arrestimi lidhet me arratisjen e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Altin Ndoci.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po hetojnë rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në largimin e Ndocit nga ambientet e sigurisë së lartë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë lidhur me akuzat konkrete ndaj Cërloj.

 


Video