Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut!

31 March 2026, 09:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut!
Altin Ndoci/ Indrit Cerloj

Gjykata e Durrësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me arratisjen e Altin Ndocaj.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Xhevdet Lika, i cili ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj u arrestua më 16 janar të këtij viti pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, mesditën e 13 janarit nga spitali i këtij qyteti, ku kishte shkuar për të kryer disa vizita mjekësore.


Video