Ambasada Amerikane angazhohet me komisionin e posaçëm anti-korrupsionin: Presim transparencë!

6 September 2024, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasada Amerikane angazhohet me komisionin e posaçëm
Ambasada e SHBA-s

Ambasada amerikane do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin e cila drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Kjo është bërë e ditur në një postim në rjetin social “X” ku theksohet se pret që puna e komisionit të jetë transparente dhe në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve.

Deklarata e SHBA:

"Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.


Video