Jep DORËHEQJE nga RTSH, Alfred Peza!

6 September 2024, 10:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jep DORËHEQJE nga RTSH, Alfred Peza!
Alfred Peza

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH.

Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023.

Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar.

Në letrën e tij të dorëheqjes, e cila i është dorëzuar Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit pubklik, thuhet se vendimmarrja e tij është e pakthyeshme. 

Jep DORËHEQJE nga RTSH, Alfred Peza!

Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave.

Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm gjatë karrierës së tij të shquar mediatike dhe ka botuar artikuj të panumërt dhe disa romane.


Video