Alarm për BOMBË në shkollën "Turkut Ozal" në Tiranë, nxënësit dhe mësuesit...

21 February 2025, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alarm për BOMBË në shkollën "Turkut Ozal" në
“Turgut Ozal”

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën “Turgut Ozal”, ku menjëherë kanë mbërritur forcat xheniere për të kryer verifikimet.

Alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombe.

Paraprakisht raportohet se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa pitet njoftimi zyrtar i policisë për të sqaruar situatën dhe nëse kemi të bëjmë ose jo me një alarm fals.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.


Video