Akuzat për shantazh seksual për Lorna Hajdinin, reagon banka amerikane: Ja si qëndron e vërteta!

30 April 2026, 15:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzat për shantazh seksual për Lorna Hajdinin, reagon banka
Lorna Hajdini

Detaj të reja janë bërë publike padia ndaj një skandali seksual të kryer nga një drejtoreshë ekzekutive e Institucionit Financiar “JP Morgan”.

Ajo është me origjinë shqiptare, dhe emri i saj është Lorna Hajdini.

Sipas raportimeve drejtoresha është akuzuar për përdorimin e pushtetit të saj, për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me një punonjës të ri.

Hajdini akuzohet se ka droguar punonjësin në fjalë, ka abuzuar me të dhe madje e ka kërcënuar se do i shkatërronte karrierën nëse ai do ta refuzonte.

Punonjësi është shprehur në padinë e tij  se Hajdini ka pranuar se e kishte droguar duke përdorur Rohypnol në raste të shumta. Madje ai ka thënë se ajo është tallur me të pasi ka kryer ndaj tij një akt seksual i cili ishte kundër vullnetit të tij.

Në një rast, kur ajo e ftoi për pije dhe ai refuzoi, Hajdini dyshohet se i tha “nëse nuk e bën me mua, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të kam në dorë”.

Akuzat për shantazh seksual për Lorna Hajdinin, reagon banka

Sipas punonjësit gjithçka ka filluar në vitin 2024, atëherë kur ai dhe Lorna Hajdini kishin filluar të punonin së bashku.

Që në takimet e tyre të para ajo ka pasur një sjellje jo të përshtatshme kundrejt tij. Sipas tij Lorna Hajdini, e hodhi stilolapsin e saj pranë tavolinës së tij dhe u përkul për ta marrë duke i fërkuar këmbën dhe duke i kapur pulpën.

“Oh, a ke luajtur basketboll në kolegj? … I dua lojtarët e basketbollit… më lagin shumë” i ka thënë ajo athërë, sipas punonjësit i cili më tej ka shtuar se Hajdini i ka propozuar dy herë s*ks oral.

Ajo raportohet t’i ketë thënë “A do të ngrihesh në detyrë në fund të vitit apo jo? A do një të ardhme në JP Morgan? Është kaq e thjeshtë. Nuk e di pse po e kundërshtoni këtë”.

Reagimi i Institucionit Financiar “JP Morgan”:

JPMorgan ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura në padi, duke i cilësuar ato si të pabazuara. Në një deklaratë zyrtare, kompania është shprehur se i merr shumë seriozisht pretendimet për sjellje të papërshtatshme në vendin e punës dhe se ka ndërmarrë një shqyrtim të brendshëm të rastit.

Sipas bankës, pas hetimit të kryer, nuk janë gjetur prova që të mbështesin pretendimet e bëra nga paditësi. JPMorgan thekson se është e përkushtuar për të ruajtur një ambient pune profesional, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë punonjësit.

Kompania gjithashtu ka nënvizuar se nuk toleron asnjë formë ngacmimi, diskriminimi apo abuzimi dhe se çdo ankesë e tillë trajtohet me seriozitet të plotë dhe sipas procedurave përkatëse.

Në deklaratë shtohet se banka do të mbrojë fuqishëm qëndrimin e saj në procesin gjyqësor dhe do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për të kundërshtuar akuzat, shkruan primetimer.

Daily Mail shkruan se Lorna Hajdini, ka ditur ta fshehë shumë mirë këtë skandal të errët seksual, 37 vjeçarja, në dukje ishte një grua shumë e fuqishme në karrierë.

Ajo u diplomua nga Shkolla e Biznesit Stern në universitetin e Nju Jorkut, dhe ka filluar karrierën e saj në JP Morgan që në vitin 2011.

Ajo ka mbajtur rolin e analistes, më pas është bërë zv.presidente në vitin 2018, teksa në postin e Drejtoreshës Ekzekutve për Financën e mori në vitin 2021./VOX News.al



Video