Aksidenti TRAGJIK në 'Rrugën e Arbrit', dalin FOTOT e ÇIFTIT që humbi jetën!

20 December 2023, 09:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti TRAGJIK në 'Rrugën e Arbrit', dalin FOTOT e
Marsel Tefa/ Egila Celami

Ditën e djeshme janë përcjellë për në banesën e fundit, Marsel Tefa, 32-vjeç dhe Egila Celami, 29-vjeçe, dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Rrugën e Arbrit.

Çifti i të rinjve, me origjinë nga Burreli po udhëtonin me një mjet tip "Toyota" nga ByPassi i Murrizit drejt Tiranës, kur u përplasën me një mjet tip 'Caddy' me drejtues shtetasin, Klaudio Ruçi.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe makina e të rinjve ka dalë nga rruga duke rënë rreth gjashtë metër poshtë në humnerë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti Toyota është shtypur totalisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për prerjen e tavanit të makinës dhe nxjerrjen e trupave të pajetë.

Dyshimet nga grupi hetimor janë, se shkak për aksidentin tragjik është bërë një parakalim i gabuar./VoxNews



Video