Aksidenti me 3 viktima në Prizren, vëllai i një prej të arrestuarve publikon VIDEO të reja nga GARA FATALE dhe tregon si ndodhi përplasja

19 December 2023, 20:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti me 3 viktima në Prizren, vëllai i një prej të
Tre viktimat e aksidentit në Prizren

Tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, humbën jetën pasi u goditën për vdekje nga një makinë që po zhvillonin gara shpejtësie në autostradën e Prizrenit. Lidhur me ngjarjen e rëndë janë arrestuar Arlind Syla (vëllai i Lordi Syla) dhe Irfan Hoti.

Vëllai i këtij të fundit ka reaguar së fundmi duke publikuar në rrjete sociale edhe pamje të reja nga momenti i aksidentit.

Qamil Hoti pretendon se gara nuk është organizuar nga vëllai i tij, i cili sipas tij, po ngiste veturën e të ndjerit, Nue Bibaj.

“Personalisht unë i njoh të ndjerët dhe shpreh keqardhje se çfar ndodhi atë natë, dhe dua të bëj një sqarim të vogël për vëllaun tim. Gara nuk ishte organizuar nga Irfani, gara ishte organizuar me post në një grup në Facebook nga pronari i makinës “Golf 5”.

Nue Bibaj kishte kërkuar që veturën e tij ta vozit vellau im Irfani, fillimisht Irfani nuk pranon por me insistimin e të ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranon që ta ngiste makinën e tij”, ka shkruar ai në postim.

Hoti ka mohuar raportimet se i dyshuari Irfan Hoti, i është afruar veturës tjetër dhe i ka penguar qarkullimin.

“Un pashë që në media dhe në rrjetet sociale po flitet që Irfani i është afruar makinës Golf 5 duke i penguar qarkullimin në rrugë dhe për atë arsye shoferit tjeter i humbi kontrolli në veturë.

Por nuk është e vertetë.

Gara filloj dhe pas disa metrave makina golf 5 frenon dhe per shkak te motit te keq ajo rreshqet dhe humb kontrollin duke goditur kembesoret qe ishin duke e shikuar ngjarjen dhe per pasoj le te vdekur 3 persona dhe lendon 3 të tjerë.

Ne kemi siguruar Video-fakte qe nuk u publikuan ne media se Irfani nuk ju afrua makines tjeter, kemi edhe deshmitar qe ishin ne vendin e ngjarjes nder ta ishin edhe disa familjar te ndjerit Nue Bibaj. Ne ja kemi len qdo gje ne dore drejtesis dhe presim qe rastin ta zbulojn sa me shpejt. Edhe njeher ndjej keqardhje dhe ju shprehi ngushllime familjarve te viktimave dhe sherim sa me te shpejt te lenduarve dhe kerkoj nga njerzit tjer qe ti ndalin ofendimet te kan pak mirkuptim sepse te gjith ata ishin shok me njeri tjetrin dhe asgje nuk u be qellimisht askush sdo tkishte deshiruar qe kjo te ndodh”, shkroi më tej ai.


Video