Aksidenti me 4 të vdekur në Itali, një prej viktimave është mjek shqiptar (EMRI)

27 December 2023, 21:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti me 4 të vdekur në Itali, një prej viktimave
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ndodhi sot në Itali, me pasojë vdekjen e katër personave, ndër ta edhe një mjek shqiptar, që udhëtonin me ambulancë.

Ambulanca u përplas me një autobus në tunelin që lidh që lidh Urbinon me Fermignanon dhe shpërtheu në flakë duke bërë që të humbasin jetën shoferi, mjeku shqiptar, infermierja dhe pacienti.

Mësohet se mjeku shqiptar që ka mbetur viktimë është shtetasi Sokol Hoxha, i moshës 40-vjeç.

Në autobus po udhëtonin një grup djemsh, por kanë shpëtuar pa lëndime serioze.


Video