Aksident tragjik në aksin TEG-Shkozë/ Ky është 35 vjeçari që humbi jetën (Emri+Foto)

16 December 2022, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në aksin TEG-Shkozë/ Ky është 35
Në foto: Viktima Fesrim Hasa

Detaje të reja nga aksidenti tragjik që u shënua gjatë natës në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, ku një djalë i ri ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes me makinë.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi Festim Hasa. Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Njoftim i policisë Tiranë

Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Në fotot e mëposhtme është 35 vjeçari që humbi jetën nga aksidenti tragjik



Video