Aksident rrugor në Sarandë/ Makina përplas motorin, drejtuesi përfundon në spital!

7 July 2025, 13:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident rrugor në Sarandë/ Makina përplas motorin, drejtuesi

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Sarandës në rrugën “Skënderbeu”, pranë Hotel “Freskia",  rreth orës 10:00.

Bëhet më dije se shoferi i makinës Etmand Sulaj, 43-vjeç ka përplasur një motor  që po lëvizte shtetasi, Vangjel Piro 58-vjeç.

Blutë bëjnë me dijë se 58-vjeçari është dërguar në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e cila po heton për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasi E. S., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar duke u përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. P., 58 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video