Aksident në Vlorë, benzi përplas të moshuarën

31 July 2022, 23:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Vlorë, benzi përplas të moshuarën
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë, ku ka mbetur e plagosur një 82-vjeçare.

Sipas policisë në rrugën “Murat Tërbaçi”, mjeti i drejtuar nga I.H 53-vjeç ka aksidentuar të moshuarën R.M 82-vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:45, në rrugën "Murat Tërbaçi", shtetasi I. H., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" , ka aksidentuar shtetasen R. M., 82 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


Video