Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, në bulevardin "Qemal Stafa", vendi i quajtur "Tatimet"
Policia njofton një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar ka përplasur te vijat e bardha një këmbësor, 54-vjeçar.
Po ashtu mësohet se nga përplasja këmbësori ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në bulevardin "Qemal Stafa", vendi i quajtur "Tatimet", automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin Sh. Ll., 54 vjeç, këmbësor. 54-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin K. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.